Botë

Djali i Muhammed Ali ndalohet në aeroport për shkak se është mysliman

Descriptive Text

Djali i Muhammed Alis është ndaluar në aeroportin e Floridës për dy orë, ndërsa ka thënë se është ndaluar vetëm pse ishte mysliman, transmeton koha.net.

Muhammad Ali Jr është duke konsideruar një padi për shkak të ndalesës që i është bërë atij në aeroportin Fort Lauderdale-Hollywood, kur është kthyer nga Xhamajka më 7 shkurt.

Ai ishte së bashku me nënë e rij, Khalilah Ali, gruan e parë të Muhammad Ali, kur është ndaluar nga oficerët e emigracionit, transmeton koha.net.

Nëna e tij ka kaluar, por ai është ndaluar dhe dërguar në një dhomë të vogël, duke u marrë në pyetje për dy orë.

44-vjeçari Ali Jr. sipas TMZ është pyetur dy herë nëse ai është mysliman, e gjithashtu kur ka dorëzuar pasaportën në sportel.

Nëna e tij nuk kishte ide se ku ishte ai gjatë gjithë kësaj kohe/

Ali Jr është duke konsideruar që të padis Thesarin e SHBA-së dhe ata të Sigurisë Kombëtare për këtë incident.

Incidenti ka ndodhur vetëm katër ditë pasi një gjykatës federal ka ndaluar ligjin e Trump për ndalimin e emigracionit.

Ndalimi për të hyrë në SHBA është për emigrantë nga 7 vende me shumicë myslimane.

{gallery}