Botë

Kërkimi për “pacientin zero” të koronavirusit

Foto: BBC

Autoritetet dhe ekspertët kinezë kanë mospajtime për sa i përket origjinës së përhapjes së vazhdueshme të koronavirusit. Fjala është, më konkretisht, për atë se kush është “pacienti zero”.

Pacienti zero është term që përdoret për ta përshkruar personin e parë që infektohet nga ndonjë sëmundje virale ose bakteriale në shpërthim, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Përparimet e shënuara në analizën gjenetike tani e bëjnë të mundur gjurmimin e shtrirjes së virusit përmes atyre që janë të infektuar. Kombinuar me studime epidemiologjike, shkencëtarët mund t’i përcaktojnë individët që mund të kenë qenë të parët që e nisën përhapjen e sëmundjes dhe kësisoj t’i japin hov dallgës së shpërthimit.

Identifikimi i tyre do të ndihmonte në adresimin e pyetjeve kyç, se si dhe pse nisi e tëra. Një gjë e tillë do të ishte po ashtu e dobishme për parandalimin e mundësisë së prekjes së më shumë personave nga koronavirusi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)