Botë

Kryetari dhe zëvendësi i tij në një komunë italiane preken nga koronavirusi

Foto: Reuters

Punonjësit e Komunës italiane Borgonovo Val Tidone, janë futur në karantinë, pasi kryetari i saj Pietro Mazzocchi dhe zëvendësi i tij, Domenico Mazzocchi, rezultuan pozitiv në testin e koronavirusit, njofton ANSA.

Tridhjetë punonjësit e kësaj komune, që i përket provincës së Piancezas, do të qëndrojnë në karantinë deri më 9 mars, transmeton Koha.net.

"Tani ne duhet të gjejmë një zgjidhje për të ofruar të paktën shërbimet minimale për qytetarët”, ka thënë kryetari Pietro Mazzocchi për "La Liberta", përcjell ANSA.

Italia është shteti evropian më i prekur me këtë virus. Raportohet për rreth 700 të infektuar dhe të paktën 17 të vdekur.