Agjencia serbe e lajmeve Tanjug raporton sot për shembjen e një xhamie në Beograd.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit është shembur objekti i nisur pa leje i Bashkësisë Islame në vendbanimin Zemun Pole, ka njoftuar Komuna e Zemnuit”, thotë njoftimi, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Komuna thekson se Bashkësia Islame, si investitor, ka ndërtuar pa leje objektin në Rruga e Korrierit numër 41, duke injoruar vendimin e Inspeksionit Ndërtimor dhe kallëzimin penal”, vazhdon njoftimi.
Aksioni për rrënimin e këtij objekti fetar islam në Beograd, në vendin e quajtur Zemun Pole, që duhej të ekzekutohej dje, ishte shtyrë për shkak të tubimit të një numri të madh të qytetarëve, raportoi dje Koha.net, duke përcjellë informatën e B92.
Shembja e këtij objekti përputhet me natën, kur nis muaji i Ramazanit i myslimanëve.
Zemuni është një komunë në kuadër të kryeqytetit serb, Beogradit.
{gallery}