Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Merkel i kërkon Erdoganit lirimin e gazetarit gjermano-turk

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkoi sot presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan lirimin e korrespondentit të gazetës gjermane “Die Welt”, Deniz Yucel, i burgosur në Turqi që prej fundit të shkurtit.

“Gjatë takimit të saj me Erdoganin në Bruksel, kancelarja kërkoi sërish një trajtim konform me shtetin e së drejtës për shtetasit gjermanë të burgosur dhe në veçanti lirimin e Deniz Yucel”, njoftoi zyra e kancelares.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo