Botë

Trumpi shtyn kryeministrin malazez për të dalë përpara

Descriptive Text

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka shtyrë kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviq nga anash, për të dalë në plan të parë në samitin e NATO-s në Bruksel, transmeton Reuters.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Schon Spicer ka thënë se presidenti Trump po shkonte në vendin e tij të paraparë.

Në video xhirim duket se si Trump me dorë të majtë shtyn Markoviq nga anash, ai del në rend të parë, dhe rregullon rrobat.