Botë

Rritet në 398 numri i të vdekurve nga kolera në Jemen

Descriptive Text

Sana, 25 maj - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), njoftoi se numri i të vdekurve nga epidemia e kolerës në Jemen është rritur në 398 persona, transmeton AA.

Sipas njoftimit të publikuar nga Zyra e OBSH-së në Jemen në Twitter, në 19 provinca të Jemenit që nga 27 prill janë identifikuar 38.300 raste të kolerës. Numri i të vdekurve nga epidemia ka arritur shifrën 398.