Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

NATO do t’i bashkohet zyrtarisht koalicionit kundër ISIS-it

NATO vendosi dje t’i bashkohet zyrtarisht koalicionit ndërkombëtar kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri, deklaroi një burim diplomatik.

SHBA-ja, që drejton këtë koalicion, ka kërkuar që prej më shumë se një viti që Aleanca Atlantike të bëhet anëtare me të drejta të plota.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vendimi i marrë në nivel ambasadorësh të vendeve të NATO-s, duhet të miratohet nga presidentët dhe kryeministrat që do të mblidhen nesër në samitin e Brukselit”, sipas këtij burimi.