Botë

Policia braziliane eliminon vrasësin e Francos

Foto: Reuters

Policia braziliane ka njoftuar se ka vrarë një ish-polic që dyshohej të ketë vrarë një politikane të krahut të majtë gjatë vitit 2018.

Ata kanë deklaruar se ish-polici, Adriano da Nobrega, është vrarë gjatë të shtënave me armë me policinë, teksa po tentonte të ikte në Bahia.

Ish-polici i ka prirë një grupi paramilitar që dyshohet se urdhëroi vrasjen e politikanes Mariell Franco, transmeton KTV. Ajo së bashku me shoferin e saj u vranë në Rio gjatë marsit të vitit 2018.

Politikania ishte zë kritik i policëve dhe kishte kundërshtuar grupet paramilitare që drejtoheshin nga policët jashtë detyrës. Gjatë vitit 2019, dy policë u arrestuan lidhur me vrasjet e organizuara nga këto grupe paramilitare.