Botë

Dy të vrarë dhe një i plagosur në një kampus universitar në SHBA

Descriptive Text

Dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos të hënën gjatë të shtënave në kampusin e Universitetit A&M të Teksasit në Commerce, ka thënë kjo shkollë në mediat sociale.

Personi i plagosur është dërguar në spital, por nuk dihet gjendja e atij, sipas njoftimit të shkollës.

Zyrtarët e kampusit, pjesë e sistemit të Universitetit A&M të Teksasit, që ndodhet rreth 105 kilometra në verilindje të Dallasit, Reutersi nuk ka arritur t’i kontaktojë për të komentuar ngjarjen, transmeton Koha.net.

Të shtënat janë vetëm të fundit në një valë të dhunës me armë në kolegje dhe në shkolla të mesme në SHBA viteve të fundit. Gjakderdhja ka nxitur debat rreth restriksioneve më të ashpra për qasjen në armë në SHBA, ku Amendamenti i Dytë garanton të drejtën për të bartur armë.

Nëntorin e vitit që lamë pas, afër kampusit Commerce, dy persona u vranë dhe mbi 10 të tjerë u lënduan në një ndejë për Halloween jashtë kampusit ku ishin të pranishëm mbi 750 persona, shumica prej tyre studentë.

“Djali im është i sigurt sot por i lodhur nga marrëzitë në këtë kampus”, shkroi përdoruesja e Facebookut, Yolanda Temple.