Botë

Rrëfime solidariteti nga vendi i goditur nga virusi

Derisa numri i të prekurve nga koronavirusi vazhdon të ngrihet, miliona njerëz janë mbyllur në Vuhan – qendra e shpërthimit të virusit – në përpjekje për të ndalur përhapjen e virusit. Por në këto kohë të vështira izolimi, njerëzit po mundohen t’i japin zemër njëri-tjetrit.

Qytetarët e izoluar po mundohen të ruajnë frymën e komunitetit edhe në ditët më të vështira të jetës së tyre, transmeton Koha Ditore.

Gëzuar në kohë zie

Shpërthimi i virusit ka ardhur në kohën kur Kina po feston një prej datave më të rëndësishme të kalendarit të saj – Viti i Ri Hënor.

Merreni me mend Krishtlindjen ose Ditën e falënderimeve në kulmin e festës dhe gëzimit – një kohë kur njerëzit cakërrojnë gotat dhe urojnë njëri-tjetrin me bekimet më të mira. Për shumëkënd, është mundësia e vetme në vit që të takohet me krejt anëtarët e familjes dhe të shkëmbejë dhurata, ushqim e para.

Por njerëzit në Vuhan janë inkurajuar nga autoritetet kineze që të mbyllen prapa dyerve të shtëpive me qëllim që të minimalizojnë përhapjen e virusit. Por qytetarët nëpër blloqe banesash ia kanë dalë që të gjejnë një mënyrë për të cakërruar gotat për festën më të rëndësishme të vitit në Kinë.

Shumica e rasteve janë raportuar nga Vuhani, ku besohet se virusi ka origjinën në një treg ku ishin tregtuar ilegalisht kafshë të egra. Në hulumtimet e para shkencore mësohet se ka kaluar te njerëzit nga gjarpërinjtë. Kina ka këshilluar qytetarët që të shmangin turmat dhe dhjetë qytetet në krahinën qendrore Hubei, ku shtrihet Vuhani. Në këto anë është anuluar transporti publik.

Aktivitetet festive, që zgjasin një javë për nder të Vitit të Miut, kanë nisur të premten, duke ngritur shqetësimin për ngritje të shkallës së personave të infektuar. Autoritetet druajnë se mund të ketë miliona të infektuar për shkak të interaktivitetit të madh. Miliona njerëz tashmë kanë udhëtuar për të vizituar familjet në vend dhe jashtë Kinës.

Vuhani, një qytet me 11 milionë banorë, dhe Huangganu, qytet fqinj me shtatë milionë sish, ishin realisht në karantinë. Janë anuluar pothuajse të gjitha fluturimet drejt aeroportit të Vuhanit. Aeroportet anembanë botës kanë shtuar skanimet për pasagjerët që vijnë nga Kina....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)