Botë

Trump emëron avokatin për rastin e ndërhyrjes ruse

Donald Trump ka emëruar avokatin Marc Kasowitz që ta përfaqësojë atë në një hetim mbi ndërhyrjet e supozuara të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA dhe çdo lidhje me fushatën e Trump, raportojnë mediat amerikane.

Trump ka përdorur shërbimet e avokatit të Nju Jorkut - i njohur si një gjyqtar këmbëngulës - për më shumë se një dekadë.

Javën e kaluar, ish-drejtori i FBI-së, Robert Mueller, u emërua këshilltar special për hetimin e Departamentit të Drejtësisë.

Presidenti Trump mohon bashkëpunimin midis fushatës së tij dhe Rusisë.

Megjithatë, agjencitë e inteligjencës amerikane besojnë se Moska u përpoq të përzihej ne zgjedhjet e vitit 2016 në favor të Trump.

Kasowitz dhe Shtëpia e Bardhë deri më tani nuk kanë bërë komente publike për emërimin.