Botë

Shkon në 31 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi

Së paku 31 persona kanë vdekur dhe 1600 të tjerë janë lënduar nga tërmeti i fuqishëm që ndodhi të premten në Turqi.

Tërmeti me magnitudë 6.8 i cili e goditi qendrën e qytetit të Siviricës në provincën e Elazigut shkaktoi shembjen e disa ndërtesave duke shtyrë banorët të qëndrojnë në rrugë, transmeton Koha.net.

44 njerëz janë shpëtuar nga ekipet e shpëtimit, ndërkaq më shumë se 20 janë ende të bllokuar, thonë zyrtarët.

Ndërkaq më shumë se 400 dridhje janë regjistruar nga tërmeti shkatërrues i së premtes, thonë autoritetet, transmeton BBC.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar edhe gjatë natës, për të gjetur njerëzit e ngujuar poshtë rrënojave. Ata po ashtu kanë sjellë tenda për njerëzit të cilët kanë mbetur pa shtëpi si pasojë e rrënimit të ndërtesave.