Botë

Trumpi mbërrin në Itali, takohet me Papa Françeskun

Descriptive Text

Presidenti amerikan Donald Trump, ka mbërritur në Itali për t’u takuar me Papa Françeskun dhe disa udhëheqës italian, duke e bërë këtë vendin e tretë që po viziton që nga marrja e detyrës.

Trumpi dhe Papa Françesku kanë diskutuar nga distanca mbi çështjet e migrimit, ndryshimet klimatike dhe Islamin, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Trumpi ka mbërritur nga Izraeli në aeroportin e Romës Leonardo da Vinçi.

Ai ka planifikuar të qëndroj më pak se 24 orë në Romë e më pas të nis fluturimin e tij për në Bruksel për bisedime me shefët e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Megjithatë, të enjten do të kthehet përsëri në Itali për samitin e grupit të shtatë (G7).