Botë

Banorët i gëzohen shiut në Australi, por zyrtarët paralajmërojnë vërshime

Foto: Reuters

Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë kanë goditur pjesë të bregut lindor australian, duke shuar disa nga zjarret por kanë sjellë më vete një kërcënim të ri për vërshime në disa zona.

Në shtetet si Victoria, New South Wales (NSW) dhe Queensland, të cilat kanë qenë prej zonave më të goditura nga zjarret, shiu ka qenë i rrëmbyeshëm, raporton BBC.

Rrugë kryesore u mbyllën në Queensland dhe energjia elektrike u ndërpre në pjesë të NSW si pasojë e motit, transmeton Koha.net.

Shiu është festuar nga shumë banorë, por atij i janë gëzuar edhe kafshët.

Por zyrtarë të zjarrfikjes thanë se shiu po u ndihmon atyre në fikjen e disa zjarreve.

Zjarret në Australi nisën në shtator dhe kanë vrarë së paku 28 persona, kanë shkatërruar me mijëra shtëpi dhe kanë djegur me miliona hektarë tokë.

Rreth 75 zjarre ende po digjeshin të shtunën në NSW, duke rënë nga mbi 100 sa ishin disa ditë më parë.

Shteti i Queenslandit u përfshi nga shirat më të mëdha në Australi që janë parë muajve të fundit.