Botë

Së paku 19 të vdekur në Manchester, policia po e heton rastin si incident terrorist

Së paku 19 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit në koncertin e Ariana Grandes në Manchester Arena.

Policia ka konfirmuar numrin e të vdekurve, ndërsa ka njoftuar se edhe 50 persona të tjerë janë lënduar.

Në njoftimin zyrtar, policia e Anglisë po ashtu ka thënë se po e trajton ngjarjen si incident terrorist.