Botë

Irani gabimisht rrëzoi aeroplanin ukrainas, raportojnë mediat amerikane

Descriptive Text

Irani e ka rrëzuar gabimisht aeroplanin ukrainas që la të vdekur 176 persona, raportojnë mediat amerikane.

Zyrtarët amerikanë besojnë se Boeing 737 u godit nga raketa iraniane, raporton CBS. Ukraina ka thënë se do të bëjë hetimet e veta nëse aeroplani u godit nga raketat, por një mundësi e tillë u hodh poshtë nga Irani.

Rrëzimi i aeroplanit ndodhi pak kohë pas sulmit të Iranit në bazat ushtarake amerikane në Irak. Newsweek citoi burime të saj nga Pentagoni që thanë se besonin që aeroplani ulkrainas u godit nga raketa ruse Tor, transmeton KTV.

Edhe presidenti Trump tha se i kishte dyshimet e tij që aeroplani mund të jetë goditur gabimisht.