Botë

Bien temperaturat në Australi, por zjarret e fuqishme vazhdojnë të djegin vendin

Foto: Reuters

Autoritet australiane vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit që kanë djegur me miliona hektarë në tre shtete.

Situata u paraqit disi më e lehtësuar të dielën për shkak të uljes së temperaturave dhe rënies së fuqisë së erës. Në shtetin e New South Wales-it ka patur rreth 150 vatra zjarri. Autoritetet e këtij shtetit e cilësuan situatën të pazakontë, shkruan Zëri i Amerikës.

Me mijëra njerëz vazhdojnë të qëndrojnë në kampe mes pasigurisë për të ardhmen.

Së fundmi është ngritur dhe një Agjenci e Rimëkëmbjes nga Zjarri me qëllimin për të ndihmuar australianët të rindërtojnë jetën pas katastrofës.

Ylli i muzikës pop Pink dhe aktorja australiane Nicole Kidman bënë të ditur se do të dhurojnë 500 mijë dollarë për të mbështetur komunitetet e prekura nga zjarri.