Botë

Apeli i Papës: Hiqni celularët nga tavolina kur jeni me familjen – komunikoni me njëri-tjetrin

Foto: Reuters

Papa Françesku të dielën ka lutur njerëzit që të flasin me njëri-tjetrin gjatë ngrënies në vend që të përdorin telefonat e tyre celularë, duke cituar Krishtin, Mërinë dhe Jozefin si shembull që duhet ndjekur familjet.

Ata “janë lutur, kanë punuar dhe kanë komunikuar me njëri-tjetrin”, u tha Papa një grupi besimtarësh të mbledhur në Sheshin Shën Pjetri gjatë adresimit të tij javor, raporton Reuters.

“Ju pyes nëse ju, në familjet tuaja, dini si të komunikoni apo jeni si ata fëmijët në tavolinat e ngrënies ku të gjithë shkruajnë në telefonat e tyre mobilë… ku mbretëron një qetësi sikur në meshë por që s’ka komunikim”, tha Papa, transmeton Koha.net.

“Duhet t’i kthehemi komunikimit në familjet tona. Baballarë, prindër, fëmijë, nipër e mbesa, vëllezër e motra, kjo është detyra që duhet ta merrni sot, në ditën e Familjes së Shenjtë”, ka thënë Papa Françesku.