Botë

Palestinezët vendosin të pauzojnë protestat për tre muaj

Palestinezët kanë bërë të ditur se do të kenë një pauzë prej tre muajsh në protestat paqësore të quajtura “Marshi i Madh i Kthimit”, që organizohen kundër bllokadës që Izraeli ua bën atyre.

Kreu i Komisionit të Lartë Kombëtar i Marshit të Madh të Kthimit dhe Ndërprerjes së Bllokimit të Gazës, ka thënë se protestat nuk do të organizohen deri më 30 mars 2020. Ndërsa protestat pas kësaj date do të organizohen në baza mujore, raporton KTV.

Që nga 30 marsi i vitit të kaluar, palestinezët në kufirin e Rripit të Gazës organizojnë protesta paqësore me moton “Marshi i Madh i Kthimit”, me anë të të cilave kërkojnë kthimin në territoret nga ku u dëbuan, si dhe heqjen e bllokadës së Gazës, të imponuar në vitin 2006.

Në këto protesta, më shumë se 320 palestinezë janë vrarë, ndërsa rreth 18.500 të tjerë janë plagosur.