Botë

Mbretëresha ia përcakton agjendën kabinetit të Johnsonit

Mbretëresha Elizabetë e ka përcaktuar agjendën e Qeverisë Konservatore për vitin e ardhshëm, pas fitores vendimtare të zgjedhjeve, javën e shkuar.

Legjislacioni për të larguar Mbretërinë e Bashkuar nga BE-ja më 31 janar, ishte në mesin e më shumë se 20 projektligjeve të shpallura gjatë ceremonisë së zhvilluar të enjten, raporton KTV.

Masat e tjera përfshijnë garanci për financim shtesë të shërbimit shëndetësor dhe dënime më të rënda për kriminelët e dhunshëm. Ndërsa, kryeministri Boris Johnson ka thënë se dëshiron të unifikojë Mbretërinë e Bashkuar.