Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, është pritur nga mbreti Salman bin Abdulaiz.
Trump dhe Abdulaiz nënshkruan një nga marrëveshjet më të mëdha ushtarake me vlerë 110 miliardë dollarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto para do të përdoren për të shtuar kapacitetin ushtarak të Arabisë Saudite.
“Kjo pako demonstron, në mënyrën më të qartë të mundshme, përkushtimin e SHBA-së për partneritetin tonë me Arabinë Saudite dhe me partnerët tjerë të gjirit, ndërsa në të njëjtën kohë zgjerojmë mundësitë për kompanitë amerikane në rajon, dhe përkrahim hapjen e mijëra vendeve të reja të punës në bazën industriale të mbrojtjes në SHBA”, thuhet në një deklaratë për media të Shtëpisë së Bardhë.
Edhe më herët, presidenti i SHBA-së pati deklaruar se është e nevojshme krijimi i një aleance të fuqishme ushtarake me Arabinë Saudite.