Botë

Dy turistë britanikë plagosen rëndë nga grabitësit në një hotel në Argjentinë

Dy pushues britanikë besohet se janë plagosur me armë zjarri para pak minutash nga disa grabitës, të cilët dyshohen se ia mësynë një hoteli me pesë yje në Argjentinë.

Sipas DailyMailit dhe The Sun, ata gjuajtën me armë drejt turistëve britanikë njëri 28 vjeçar dhe tjetri 35 vjeçar, duke lënë këtë të fundit të plagosur rëndë, transmeton Koha.net.

Rasti më saktësisht ndodhi në Buenos Aires, derisa të armatosurit shkuan në hotel me motoçikletë për grabitje.

28 vjeçari dyshohet se u qëllua në kofshë ose ijë, jashtë hotelit Faena Art rreth orës 11:00 me kohën lokale.