Botë

Arrestohen 33 persona në të gjithë botën, abuzuan me fëmijë përmes Whatsappit

Policia spanjolle ka njoftuar se 33 persona janë arrestuar në të gjithë botën, në lidhje me një grup në platformën WhatsApp.

Ata janë arrestuar në lidhje me disa imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve dhe përmbajtjeve të tjera të dhunshme.

Imazhet e shumta që konsiderohen ekstreme ishin ndarë në një grup, që përbëhej nga qindra persona, transmeton KTV. Ndërsa, arrestimet u bënë në 11 shtete të ndryshme në tre kontinente, por shumica ishin në Spanjë.

Shumë nga të arrestuarit dhe të hetuarit në Spanjë janë nën 18 vjeç.