Botë

Së paku gjashtë të vrarë gjatë të shtënave në një spital në Çeki

Descriptive Text

Gjashtë persona janë vrarë gjatë të shtënave në një spital në qytetin Ostrava të Çekisë, njoftojnë agjencitë e lajmeve, transmeton Koha.net.

Tash për tash nuk ka më shumë hollësi se kush është sulmuesi e as kush janë viktimat.

Raportohet se si pasojë e të shtënave ka disa viktima, së paku gjashtë deri tash, ndërsa sulmuesi është arratisur.

Zyrtarët lokalë flasin për dy persona që kanë marrë plagë të rënda dhe që e kanë jetën në rrezik.

Agjencia çeke e lajmeve, ÇTK, thekson se të shtënat kanë ndodhur një ambulanten e një spitali.