Botë

Ukraina nuk do paqe me Rusinë që copëton sovranitetin e saj

Descriptive Text

Qendra e Kievit në Ukrainë është bllokuar nga qindra protestues që janë shprehur kundër takimit të presidentit Volodymyr Zelenskiy me atë rus, Vladimir Putin.

Dy liderët pritet të takohen së bashku me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel. Takimi i tyre pritet të realizohet për t’i dhënë fund konfliktit mes ushtrisë ukrainase dhe forcave të përkrahura nga Rusia në lindje të Ukrainës, transmeton KTV.

Mijëra njerëz u mblodhën në Kiev për t’i dërguar mesazhe Zelenskiyt se ukrainasit nuk do të pranojnë marrëveshjen e paqes që ka për çmim pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit.

Zelenskiy në fillim të muajit dhjetor, kishte deklaruar se takimi “sy më sy” me Putinin, është mundësi për t’i dhënë fund konfliktit pesëvjeçar në rajonin Donbass.