Botë

Rreth 100 zjarre janë ende aktive në Australi

Rreth 100 zjarre janë ende aktive në shtetin australian New South Wales, derisa autoritetet kanë konfirmuar se janë duke u rrezikuar edhe disa pjesë në veri të Sidneit.

Më shumë se 2,000 zjarrfikës po luftojnë me zjarret të cilat u përshkallëzuan të enjten. Pamjet në kufirin jugor të qytetit treguan se zjarrfikësit po largoheshin, ndërsa flakët vazhdonin përpara, transmeton KTV.

Qyteti më i madh i Australisë është mbuluar nga tymi i dendur gjatë gjithë javës, duke shkaktuar rritje të problemeve shëndetësore. Që nga tetori, zjarret kanë vrarë gjashtë njerëz dhe kanë shkatërruar më shumë se 700 shtëpi në të gjithë Australinë.

Ashpërsia e flakëve të hershme për këtë kohë, nxiti thirrje për veprim më të madh për t’i zgjidhur ndryshimet klimatike.