Botë

Lidhja e ngushtë e Turqisë me bukën

Descriptive Text

Në furrën pranë banesës sime në Goztepe, afër Kadikoyt në anën aziatike të Stambollit, gjithçka përgatitet në furrën e drurit, të vendosur në pjesën e pasme. Secila hapësirë të cilën nuk e kanë zënë 1.200 bukët që përgatiten brenda ditës, është përplot me kifle dhe ëmbëlsira.

Midis rrëmujës së vazhdueshme të konsumatorëve, syri nganjëherë të kapë pronarin e furrës, duke i dhënë dikujt bukë falas. Po ashtu, mund të shohësh edhe konsumatorë që i paguajnë dy bukë, por e marrin vetëm një, transmeton Koha Ditore.

“A ka bukë në varëse?”

Në shumë shtete perëndimore, tani është bërë e zakonshme që njerëzit kur ta kryejnë pagesën për vete, të japin më shumë para, në mënyrë që ato të përdoren për njerëzit në nevojë. Në Turqi, kjo ide në dukje bashkëkohore daton me shekuj. Termi turk për këtë gjë është “askida ekmek” dhe lidhet në mënyrë specifike me bukën.

“Askida ekmek” që do të thotë “bukë në varëse”, i ka rrënjët në Islam, fenë dominuese në këtë shtet. Ajo funksionon kësisoj: një klient shkon në furrë dhe i paguan dy bukë, por e merr vetëm një. Me ta paguar bukën, personit që i merr paratë i thua se njëra bukë është “askida ekmek”.

Kontributi yt bëhet bashkë me kontributet e të tjerëve, kështu që kur njerëzit në nevojë hyjnë në furrë dhe pyesin “a ka bukë në varëse?”, ata mund ta marrin një falas.

Nuk është saktësisht e qartë se kur dhe si kishte nisur praktika e “askida ekmek”. Ndonëse ka tradita të ngjashme, më bashkëkohore në shtetet e tjera, si praktika italiane e “caffe sospeso”-s, “askida ekmek” është e lidhur ngushtë me kulturën dhe fenë lokale.

Profesori i historisë, Febe Armanios, që fokusohet tek raportet kristiano-myslimane në Lindjen e Mesme dhe historia e ushqimit, si dhe që ligjëron në kolegjin Middlebury në Vermont ka sqaruar se “askida ekmek” është zakon i rrënjosur nga periudha osmane dhe është i lidhur me konceptin e zeqatit, shtyllës së besimit mysliman që ka të bëjë me bujarinë....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)