Botë

Vietnami dhe Kina bien dakord për të vazhduar dialogun mbi mosmarrëveshjet detare

Descriptive Text

Vietnami dhe Kina kanë rënë dakord për të vazhduar bisedimet dhe për të ndërmarrë hapa drejt një zgjidhjeje paqësore të konfliktit për Detin e Kinës Jugore, që është shoqëruar me rritje të tensioneve në rajon gjatë muajve të fundit.

Lajmi u bë i ditur pas vizitës diplomatike treditore të zëvendësministrit të Jashtëm të Vietnamit, Le Hoai Trung, në Kinë, ku ai zhvilloi bisedime me homologun e tij kinez, Le Yucheng në Pekin.

“Ndërsa ministrat u ndalën në çështjen e tensioneve në rajon ata ranë dakord të zgjidhin konfliktet në një mënyrë të përshtatshme dhe paqësore”, sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Vietnam.

Të dy vendet kanë rënë dakord për të vazhduar dialogun mbi mosmarrëveshjet detare ndërsa një bashkëpunim mes Vietnamit dhe Kinës pritet në vitin 2020/DPA.