Botë

Sërish tërmet në Bosnjë

Sarajevë, 29 nëntor – Gjatë natës në pjesën jugore të Bosnjë e Hercegovinës sërish ka pasur një tërmet, me forcë 2,8 shkallë të Rihterit.

Tërmeti ka ndodhur 12 kilometra në verilindje të qytetit Stoca. Ndërsa siç raporton klix.ba, tërmeti ka ndodhur në thellësi dy kilometra.

Rikujtojmë se të martën, në orët e mëngjesit, një tërmet me forcë 5,4 shkallësh të Rihterit, goditi Hercegovinën, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.