Botë

Hungaria ndërton gardh të ri përgjatë kufirit me Serbinë

Ministri në Qeverinë e Hungarisë, Lazar Janos, në një konferencë për mediat të mbajtur në Budapest, deklaroi se qeveria e vendit ka sjellë vendim për ngritjen e një gardhi të ri përgjatë kufirit me Serbinë.

"Qeveria hungareze ka vendosur për të ndërtuar një gardh të ri prapa atij ekzistues në kufirin me Serbinë", tha Janosh, transmeton aa.

Ai tha më tej se do të vendosen pika kontrolli të reja në kufi, të cilat do të shërbejnë për trajtimin e azilkërkuesve të cilët do të presin përgjigje për procedurën e marrjes së azilit. “Refugjatët nuk do të mund të shëtisin lirshëm në shtet”, tha Janos.

Për gardhin e ri të sigurisë, i cili do të ndërtohet përgjatë 175 kilometrave të kufirit Hungari –Herbi, autoritetet hungareze kanë ndarë 38 miliardë forinta, rreth 123.5 milionë euro