Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpëtohen 2300 emigrantë në brigjet e Libisë

Rreth 2300 emigrantë u shpëtuan sot në brigjet e Libisë deri sa po lundronin me 22 barka dhe gomone, njoftuan rojat bregdetare italiane që koordinojnë aksionet e shpëtimit në këtë zonë.

Emigrantët, të cilët ndodheshin në bordin e 10 varkave dhe 12 gomoneve, u shpëtuan nga anijet e rojave bregdetare, anijet ushtarake dhe anijet humanitare mbështetur nga OJQ-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Që prej fillimit të vitit, Italia ka regjistruar mbërritjen e më shumë se 47000 emigrantëve në brigjet e saj, një rritje më shumë se 30 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, sipas një bilanci të Ministrisë së Brendshme që nuk përfshin emigrantët e shpëtuar sot.

Por, të paktën 1229 persona kanë humbur jetën këtë vit në brigjet e Libisë, njoftoi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (OIM).