Botë

Shiti drogën e sekuestruar, ish-drejtori i policisë në Filipine nën akuzë

Ish-drejtori i Policisë në Filipine, Gjenerali Oscar Albayalde po përballet me një ankesë penale në lidhje me rishitjen e pretenduar të drogave të konfiskuara.

Albayalde dha dorëheqjen javën e kaluar mes akuzave se kishte ndërhyrë për të mbrojtur oficerët e policisë të përfshirë në tregtinë e paligjshme të drogës.

Ai drejtoi luftën kundër drogës të shpallur nga presidenti Rodrigo Duterte.

Kritikët thonë se mijëra të dyshuar për drogë kanë vdekur në operacionet polemike të diskutueshme që nga viti 2016.

Gjenerali Albayalde mohon akuzat, por tha se ai mirëpriti hetimin e policisë.

Një hetim i Senatit, i mbajtur këtë muaj, rekomandoi që Gjeneral Albayalde dhe 13 oficerë policie nën komandën e tij të akuzohen për drogë, ryshfet dhe rishitje të narkotikëve të konfiskuar në 2013.

Ankesa penale u ngrit të hënën nga Grupi Kombëtar i Filipineve i Hetimeve dhe Detektimeve Kriminale (PNP-CIDG), organi i ngarkuar me hetimin e krimeve të kryera nga policia.

Departamenti i Drejtësisë do të vendosë nëse do të ndjekin penalisht ish-shefin e policisë dhe 13 të tjerët bazuar në akuzat e ngritura.