Botë

Trumpi kërkon publikisht që Ukraina e Kina të hetojnë Bidenët

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai dëshiron që Ukraina dhe Kina të hetojnë Joe Bidenin dhe djalin e tij.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump u pyet përsëri se çfarë dëshironte nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në lidhje me Bidenët.

Trump përmendi Ukrainën dhe Kinën në konferencë, duke thënë se ai mendon se të dy vendet duhet të hetojnë ish-zëvendëspresidentin dhe djalin e tij, Hunter, transmeton KTV.

Ndërsa deri më tani nuk ka asnjë dëshmi të ndonjë keqpërdormi nga Joe ose Hunter Biden.

Javën e kaluar, një informator i CIA-së zbuloi transkriptin e bisedës telefonike mes Trumpit dhe Zelenskyt, ku republikani i kërkon ukrainasit të hetojë Bidenët, me qëllim që t’ia dëmtojë imazhin rivalit të tij politik.