Botë

Shpërndahet Kongresi në Peru, trazira në rrugë

Kriza politike në Peru është thelluar, pasi presidenti Martin Vizcarra shpërndau Kongresin, duke thënë se ky institucion po i bllokonte masat e tij anti-korrupsion.

Kongresi i drejtuar nga opozita votoi më pas për ta pezulluar Vizcarran, duke e emëruar nënpresidentin e Perusë si drejtues të ri, transmeton KTV. Por zyrtarët thanë se lëvizja e tyre ishte e pavlefshme, pasi punimet ishin përfunduar.

Qindra mbështetës të Vizcarras u mblodhën jashtë ndërtesës së Kongresit në kryeqytetin Lima, për ta inkurajuar vendimin.

Këto zhvillime ndodhën në kohën kur Peruja po tenton të dalë nga kriza e skandalit masiv të korrupsionit që përfshiu kompaninë braziliane të ndërtimit ‘Odebrecht’.