Botë

Varrmihësit “bashkëjetojnë” me xhindet e Luginës së Paqes

Foto: Al Jazeera

Për shumë myslimanë shiitë anembanë botës, “Vadi-us-Salaam” ose ndryshe Lugina e Paqes - ku ndodhen varrezat më të mëdha në botë rreth 150 kilometra në jug të Bagdadit - është vendi më i rehatshëm për pushimin e amshueshëm. Ndodhet afër Tempullit të Imam Aliut, i pari prej dymbëdhjetë imamëve shiitë.

Ama për varrmihësit, të cilët punojnë përditë mes eshtrave të pesë milionë myslimanëve – përfshirë ata që ishin vrarë në luftërat e njëpasnjëshme të Irakut - ky profesion mund të jetë më i rrezikshmi në botë, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e Al-Jazeera-s.

“Një ditë prej ditësh, një hije po më përcillte prapa dhe më qëlloi në kokë dhunshëm, duke më shkaktuar plagë të rënda. Më nuk mund të eci drejt dhe ndiej se fantazma ende po më ndjek pas trupit”, ka treguar një ish-varrmihës, Haider al-Hatemi, 26 vjeç. Ai ka përshkruar për “Al-Jazeeran” një krijesë të çuditshme që në zonë njihet si Tantal, Bzebza ose Ghreria.

Shërimi i kushtueshëm, i pasuksesshëm

Prindërit e tij, të zhgënjyer për fatin e djalit, besonin se seancat shëruese shamane do të nxirrnin djajtë nga trupi i tij.

Familja kishte shitur edhe shtëpinë me qëllim që të siguroheshin tridhjetë mijë dollarët e kërkuar për trajtimin e ish-varrmihësit. Por kanë kaluar dy vjet prej atëherë dhe Hatemi vazhdon të jetë në gjendje të keqe shëndetësore.

Familja jeton në një lagje të improvizuar joformale kasollesh në rrethinën e qytetit të Naxhafit. Familjarët thonë se nuk po mund t’i kthehen jetës normale për shkak të trazimit të madh shpirtëror të Hatemit që nuk po rimerr assesi veten... (shkrimin e plotë e gjeni në “Koha Ditore”)