Botë

Bie borë në Itali dhe Austri

Descriptive Text

Reshje të mëdha bore u regjistruan këtë fundjavë në Alpe dhe ato pritet të vazhdojnë deri të hënën.

Bora e parë ra në akullnajën Stubai në Tirolin austriak, ndërsa reshjet u intensifikuan gjatë fundjavës, duke bërë që shumë zona të skive të mbulohen me shtresën e bardhë, raporton Inthesnow.

Në Itali, borë ka rënë në Livigno, në veri të vendit, transmeton KosovaPress.

Siç thuhet, reshjet e botës janë një dukuri e zakonshme në fund të verës në lartësi të mëdha të maleve Alpe, me reshje deri mbi një metër, të regjistruar në disa akullnaja vitin e kaluar.