Botë

Presidenti Brazilian tallet me pamjen e gruas së Macronit

Emmanuel Macron ka shpërthyer ‘jashtëzakonisht vrazhdë’ ndaj liderit të Brazilit, ku  Jair Bolsonaro ka fyer gruan e tij në lidhje me pamjen. Ndërkohë grindja e tyre për zjarret e shpërthyera në Amazonë dje kaloi në çështje personale.

Bolsonaro shkroi më parë një postim në Facebook për zonjën e parë 66-vjeçare të Francës, Brigitte Macron.

Presidenti francez Macron gjatë samitit të G7, bëri presion mbi Bolsonaron, i cili nga ana e tij e akuzoi atë për një ‘mentalitet kolonialist’.

Një mbështetës i Bolsonaros postoi një meme, duke tallur pamjen e zonjës Macron dhe e krahasoi atë me zonjën e parë 37-vjeçare të Brazilit, Michelle Bolsonaro.

Ajo kishte etiketën: ‘Tani e kuptoni pse Macron po e përndjek Bolsonaron?’

Presidenti Brazilian, 64 vjeç, iu përgjigj mbështetësit të tij: ‘Mos e poshtëro djalë, ha ha’, duke iu referuar z. Macron.

Kur u pyet për postimin në samitin e G7 në Biarritz, Francë, Macron tha se ‘gratë braziliane ndoshta po ndjehen të turpëruar për Presidentin e tyre’.

Mosmarrëveshja vjen pasi Macron njoftoi se qarqet G7 do të jepnin 20 milion euro për të ndihmuar në luftimin e zjarreve të tërbuar në Amazon.

I pyetur nëse përgjigja në mediet sociale erdhi nga vetë Bolsonaro, një zëdhënës i pallatit presidencial të Brazilit nuk pranoi të komentojë.

Por Presidenti francez u shpreh për gazetarët në lidhje me postimin e Bolsonaros:-“Ai tha gjëra shumë mosrespektuese për gruan time. Unë  kam shumë respekt për popullin brazilian dhe mund të shpresoj se së shpejti ata do të kenë një president i cili është në detyrë. Çfarë mund të them? Është e trishtueshme. E  trishtueshme për të së pari dhe për brazilianët. Mendoj  se gratë braziliane do të kenë turp ta lexojnë atë postimi të bërë nga Presidenti i tyre. Mendoj  se brazilianët, të cilët janë një popull i shkëlqyeshëm, me siguri do të kenë turp të shohin këtë sjellje. Dhe ndërsa ndiej miqësi dhe respekt ndaj popullit brazilian, shpresoj që ata së shpejti do të kenë një president që sillet në mënyrën e duhur”./tch,

{gallery}