SHBA i bashkohet shqetësimeve të Këshillit të Arktikut për ndryshimet klimatike

SHBA i bashkohet shqetësimeve të Këshillit të Arktikut për ndryshimet klimatike

12 maj 2017 09:38

Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar 7 vendeve të tjera të Këshillit të Arktikut, në thirrjet për të luftuar ndryshimet klimatike.

Pavarësisht skepticizmit të shprehur nga shumë zyrtarë të administratës Trump për ndryshimet klimatike, grupi, që përbëhet nga SHBA, Rusia, Kandaja, Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia dhe Suedia, kanë thënë se janë të shqetësuar me rritjen e shpejtë të temperaturave në Arktik dhe për këtë kanë fajësuar aktivitetet njerëzore.

Temperaturat në Arktik janë duke u ngrohur dyfish më shpejt krahasuar me pjesën tjetër të planetit, me një mesatare prej 3.5 gradë celsius, që prej fillimit të shekullit 20, duke çuar në shkrirjen e shpejt të akullnajave.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili ka qenë nikoqir i takimit në Fairbanks të Alaskës, i është bashkuar thirrjeve të grupit për veprim global për uljen e gazrave serë, edhe pse ai tha se Shtëpia e Bardhë ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë të respektojë marrëveshjen për klimën të arritur në Paris më 2015.

Tillerson, i cili është njëri prej zërave në administratë që ka deklaruar se SHBA duhet të qëndrojë në këtë marrëveshje, i ka thënë këshillit se administrata Trump nuk do të nxitohet që të marrë një vendim.

“Ne do të marrin vendimin e duhur për Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme