Botë

Britania ndalon transmetimin e reklamave të Volkswagenit dhe Mondelezit

Reklamat televizive nga gjigandi amerikan i ushqimit, Mondelez, dhe prodhuesi gjerman i automjeteve, Volkswagen, janë të parat që do të ndalohen sipas rregullave të reja të stereotipisë gjinore në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndalesa për reklamat që përmbajnë stereotipa të dëmshëm gjinorë ose ato që ka të ngjarë të shkaktojnë vepër të rëndë, ka hyrë në fuqi dy muaj më parë.

Reklama e parë e ndaluar, për djathin Philadelphia, tregoi dy prindër meshkuj duke lënë fëmijën në një pajisje lëvizëse restoranti.

Ndërsa në videon reklamuese të Volkswagenit shihen burrat duke u argëtuar ndërsa një grua qëndron e ulur pranë një karroce fëmijësh.

Rreth 128 persona u ankuan pranë Autoritetit të Standardeve të Reklamimit në lidhje me videon e Mondelezit, ku burrat shihen të shpërqendruar nga ushqimi dhe lënë fëmijët e tyre anash, transmeton KTV.

Ankuesit thanë që reklama shkaktoi stereotip të dëmshëm duke sugjeruar që burrat ishin të paaftë për t'u kujdesur për fëmijët.

Ndërkohë, tre persona u ankuan për një reklamë për makinën Volkswagen e Golf.

Aty shfaqet një burrë së bashku me një grua në tendë, dy astronautë meshkuj që lëvizin në një anije hapësinore dhe një atlet mashkull që bën kërcimin e gjatë. E krejt në fund, shihet një grua e ulur në një stol.

Ankuesit thanë që reklama i favorizoi burrat, që merreshin me aktivitete aventureske, në kontrast me një grua që kujdeset për fëmijën e saj.

Volkswagen në Mbretërinë e Bashkuar tha se reklama nuk bëri asnjë sugjerim që kujdesi për fëmijët ishte i lidhur vetëm me gratë.

Autoriteti i Standardeve të Reklamimit vendosi për ndalesën dy muaj më parë, kur gjeti se disa imazhe mund të luanin rol në kufizimin e potencialit të njerëzve.