Botë

Shkon në 140 numri i viktimave nga përmbytjet në Indi

India po përballet me një situatë të pazakontë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë një pjesë të vendit.

Përmbytja nga shirat e dendur kane shkaktuar më shumë se 140 viktima, ndërsa qindra mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë.

Pjesa më e madhe viktimave janë raportuar ne shtetin jug perëndimor të Karelas.

Autoritetet indiane dhe ekipet e kërkim shpëtimit janë në gatishmëri për te përballuar rrezikun nga vërshimet e ujërave.

Ushtria, marina dhe forcat ajrore po vijojnë operacionet e kërkimit, pavarësisht motit të keq dhe infrastrukturës rrugore qe është dëmtuar rende.

Sipas mediave janë të paktën 136 rrugë dhe autostrada të shkatërruar në të gjithë vendin për shkak të shirave dhe përmbytjeve. Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të shkaktuara në rruge.

Shirat që zgjasin nga qershori deri në shtator janë sa shkatërrimtare po aq edhe te rëndësishme për Indinë. Kjo shkak të mungesës së reshjeve në pjesën tjetër të vitit qe krijojnë thatësirë te madhe./vizionplus