Botë

Tanzani, mbahet ceremonia mortore e mbi 60 personave që vdiqën duke vjedhur derivate

Anëtarë të pikëlluar të familjes kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të më shumë se 60 njerëzve, të cilët vdiqën pas shpërthimit të një kamioni që bartte derivate në Tanzani.

Zyrtarët lokalë dhe vullnetarë kishin përgatitur arkivolet për viktimat e incidentit, derisa shumë familjarë u mblodhën në qytetin Morogoro në perëndim të vendit për ceremoninë mortore, transmeton KTV.

70 persona të tjerë është thënë se janë lënduar nga shpërthimi që ndodhi të shtunën, pasi që kamioni u rrotullua sa ishte në lëvizje e banorët vrapuan për të mbledhur derivatin që derdhej nga tanku.

Qeveria shpalli tri ditë zie shkaku i kësaj ngjarje, derisa presidenti kërkoi që njerëzit mos të rrezikojnë jetën duke vjedhur derivate.