Botë

13 të vdekur e një milion të evakuuar pas tajfunit Lekima në Kinë

Të paktën 13 njerëz janë vrarë dhe më shumë se një milion janë detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre derisa tajfun Lekima goditi Kinën, transmeton Koha.net.

16 njerëz gjithashtu kishin humbur pas një rrëshqitje të dheut e cila u shkaktua nga stuhia, raportojnë mediat shtetërore.

Lekima bëri rënie në orët e para të së shtunën në Wenling, midis Tajvanit dhe kryeqytetit financiar të Kinës, Shanghai

Lekima bëri rënie në orët e para të së shtunës në Wenling, midis Tajvanit dhe kryeqytetit të Kinës, Shanghait, transmeton BBC.

Stuhia fillimisht u cilësua si “super tajfun” por u dobësua pak para rënies në toke, kur ende kishte erëra 187 km/orë.

Rrëshqitja e dheut që mbyti disa njerëz ndodhi në Wenzhou, afër vendit ku stuhia bëri që të shembej dheu, raportojnë mediat shtetërore.

Lekima tani po ngadalëson rrugën drejt veriut përmes provincës Zhejiang dhe pritet ta godas Shanghain, i cili ka më shumë se 20 milionë banorë.

Ekuipazhet e urgjencës kanë luftuar për t’i shpëtuar shoferët e bllokuar nga përmbytjet, ndërkaq rënia e pemëve dhe ndërprerjet e energjisë janë të përhapura.

Ekuipazhet e urgjencës kanë luftuar për të shpëtuar shoferët e bllokuar nga përmbytjet. Pemët e rënë dhe ndërprerjet e energjisë janë të përhapura.