Zëvendëskryeministri i Austrisë Reinhold Mitterlehner ka njoftuar se do të japë dorëheqje nga detyra e tij.
Zv/kryeministri Mitterlehner i cili në njëtën kohë është edhe kryetar i Partisë Popullore (ÖVP), në një deklaratë për përfaqësuesit e medias në qendrën e ÖVP tha se ditën e premte do të japë dorëheqje nga kryesia e partisë ndërsa më 15 maj nga detyra e tij në qeveri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Unë nuk kam nevojë për një strukturë të mbuluar apo pozicion të dyfishtë. Për këtë arsye do të jap dorëheqje edhe nga detyra ime në parti edhe nga detyra në qeveri", deklaroi Mitterlehner.
Ka patur zëra se Reinhold Mitterlehner do të japë dorëheqje pas mosmarrëveshjeve me ministrin e Brendshëm Wolfgang Sobotka dhe ministrin e Jashtëm Sebastian Kurz të cilët janë nga e njëjta parti.
Fundjavën e kaluar Mitterlehner, kritikoi ministrin e Brendshëm Sobotka se ka injoruar drejtimin e partisë. Ndërsa në fillim të javën u përfol se Mitterlehner do të japë dorëheqje dhe në vend të tij do të emërohet shefi i diplomacisë, Sebastian Kurz.