Botë

Trumpi do reduktimin e forcave amerikane në Afganistan deri më 2020

Presidenti i SHBA-së Donald Trump do që të pakësohen forcat ushtarake në Afganistan deri në zgjedhjet presidenciale të radhës në SHBA, ka thënë të hënën Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, komente këto që dëshmojnë presionin e madh nga Ëashingtoni për të shkurtuar numrin e trupave në atë shtet.

Strategjia e Trumpit për Azinë Jugore, e shpalosur në gusht të vitit 2017, e ka lënë të hapur çështjen e reduktimit të numrit të ushtarëve, në mënyrë që Talibani të nxitej në negociata paqësore me qeverinë e Kabulit, për të përfunduar luftën gati 18-vjeçare, transmeton Koha Ditore.

Mirëpo, komenti i Pompeos e ka shpërfaqur një ndryshim që duket të ketë ndodhur që nga bisedimet e nisura vitin e kaluar.

"Kjo është direktiva ime nga presidenti i SHBA-së”, ka thënë Pompeo gjatë një takimi të Klubit Ekonomik në Ëashington D.C, i pyetur nëse ai pret që Shtetet e Bashkuara të reduktojnë trupat në Afganistan para zgjedhjeve të ardhshme të nëntorit të 2020-tës.

"Ai është i qartë: Ndaloni luftërat e pafundme, largohuni gradualisht, reduktoni. Nuk do të jemi vetëm ne”, ka thënë ai, duke iu referuar urdhrit tëTrumpit. “Shpresojmë se nevoja e përgjithshme për forca luftarake në rajon do të zvogëlohet”.

Shpalosja e një afati kohor do të shtojë spekulimet se Trumpi është gati për marrëveshje me Talebanin, gjë që do ta mundësonte tërheqjen të paktën të pjesshme të SHBA-së, para se votuesit amerikanë të shkojnë në votime.

“Tani papritmas respektimi i një date që i përshtatet Trumpit bërë më i rendësishëm se paqja në Afganistan”, ka thënë një zyrtar i lartë afgan, i cili është një ndihmës i afërt i presidentit Ashraf Ghani.