Botë

Kina i quan incidente të tmerrshme protestat në Hong Kong

Protestat kundër qeverisë në Hong Kong, Kina i ka cilësuar si incidente të tmerrshme që po e dëmtojnë sundimin e ligjit në këtë vend.

Në Hong Kong, është duke u zhvilluar java e tetë e protestave kundër qeverisë dhe pro demokracisë nga Kina, transmeton KTV. Gjatë këtyre javëve, ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa Kina në një reagim të rrallë, këto protesta i ka quajtur akte kriminale me elemente radikale.

Si një ish-koloni e Britanisë, Hong Kongu, ka sistemin e saj qeverisës dhe gjyqësor, por vazhdimisht i është premtuar autonomi më e lartë nga qeveria kineze, duke përjashtuar këtu çështjet e jashtme dhe të brendshme.

Protestat filluan kur qeveria e Hong Kongut prezantoi ligjin që mundësonte ekstradimin e kriminelëve në Kinë.