Botë

​I nxehti ekstrem zhvendoset drejt vendeve nordike

Descriptive Text

Vendet nordike po regjistrojnë temperatura të larta, ndërsa i nxehti ekstrem që goditi këtë javë Evropën po zhvendoset drejt Veriut, duke krijuar në disa zona “net tropikale”, njoftoi sot Instituti Meteorologjik dhe hidrologjik suedez.

Në Suedi më konkretisht veriu i vendit është përfshirë nga vala e temperaturave ekstreme.

Qyteti i vogël i Markusvinsa regjistroi të premten një temperaturë rekord që arriti pikun në 34,8 gradë Celsius, temperatura më e lartë e konstatuar në Suedi këtë vit, raporton ATSH.

“Kjo është temperatura më e lartë e shënuar në ekstremin verior që nga viti 1945”, shprehet për median, meteorologu i SMHI-së, Jon Jorpeland.

Në fillim të javës, disa zona në Suedi kanë përjetuar “net tropikale”, ndërkohë që temperatura gjatë natës nuk ka zbritur për asnjë moment nën 20 gradë Celsius.