Botë

Dyshohet për dhjetëra migrantë të vdekur në Detin Mesdhe

Të paktën 116 migrantë janë zhdukur dhe 132 të tjerë janë shpëtuar nga rojet bregdetare libiane dhe peshkatarët vendas, pasi një anije u fundos në Detin Mesdhe.

Zyrtarët thanë se anija pasur më shumë se 200 migrantë në bord, dhe ajo u përplas në bregun pranë Komasit, një qytet në lindje të kryeqytetit Tripoli.

Nëse konfirmohet, numri i të vdekurve do të ishte më i larti në incidente të tilla gjatë këtij viti.

Për migrantët, Libia ka qenë prej kohësh një rrugë kryesore tranziti për të arritur Evropën, veçanërisht nga Afrika Sub-Sahariane, me ndihmën e trafikantëve njerëzorë./Rel/