Botë

Dënohet ish-lobisti i Turqisë në SHBA

Bijan Rafiekian, ka qenë partner biznesi me ish-këshilltarin për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Michael Flyn.

Ai u gjet fajtor dhe u dënua për konspiracion të lobimit për Turqinë.

Rafiekian, bashkëthemelues i kompanisë “Flynn Intel Group Consultacy” , u akuzua në dhjetor për dyshimin në lidhje me lobimin në emër të Turqisë.

Ai u akuzua gjithashtu, pasi është përpjekjur të bind qeverinë e SHBA-së që të ekstradojë Fetullah Gulen, një klerik turk, të cilin Ankaraja fajëson për organizimin e përpjekjes së grusht-shtetit të vitit 2016.

Bashkëpunëtori i tij, Michael Flynn shkurtimisht mbajti pozitën e fuqishme të këshilltarit të sigurisë kombëtare, derisa dha dorëheqjen në vitin 2017, pasi u zbulua se ai e mashtroi nënpresidentin amerikan, Mike Pence, për kontaktet me ambasadorin e atëhershëm të Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Sergei Kislyak, transmeton rel.

Në dhjetor të vitit 2017, Flynn u deklarua fajtor lidhur me akuzat për gënjeshtra, dhe ai pranoi të bashkëpunonte me organet për zbatimin e ligjit.

Flynn bashkëpunoi me Këshilltarin Special Robert Mueller, i cili hetoi nëse Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe ndërveprimet e mundshme midis bashkëpunëtorëve të Trumpit me zyrtarët rusë.

Në mënyrë të veçantë, Flynn njoftoi Muellerin për disa përpjekje për të penguar hetimin.

Në një version të redaktuar të gjetjeve të Mueller, raporti i tij konfirmoi përfundimet e inteligjencës amerikane të ndërhyrjes ruse dhe përmendi mungesën e provave të komplotit nga ana e presidentit, Trump, por nuk e liroi atë nga përgjegjësia.

Qeveria turke ka mohuar çdo përpjekje për të shmangur rregullat e SHBA-së në lidhje me lobistët e qeverive të huaja.