Botë

Jeffrey Epstein, i konsideruar mik i Trumpit, rrezikon 45 vjet burg

Descriptive Text

Rrezikon deri në 45 vjet burg, miliarderi 66 vjecar Jeffrey Epstein. Ai akuzohet për shfrytëzim seksual ndaj të miturve. I konsideruar dhe si një nga miqtë e presidentit amerikan Trump atij iu mohua liria me kusht.

I është mohuar liria me kusht miliarderit Jeffrey Epstein, i akuzuar për shfrytëzim seksual të të miturve. Faktet datojnë në periudhën 2002- 2005. Vendimi u mor nga gjykatësi federal Richard Berman, i cili u dha të drejtë prokurorëve, të cilët kishin kërkuar që të mos u jepej liria me kusht pasi ai rrezikon të arratiset.

Epstein në fakt ka dy avionë privatë. 66-vjeçari u arrestua në 6 korrik me akuzën se kishte abuzuar me dhjetëra vajza minorene. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën fotografi vajzash nudo, disa prej të cilave minorene.

Gjithashtu u sekuestruan shuma të mëdha parash, diamantë, objekte artistike me vlerë dhe jë pasaportë false e viteve ’80. Nëse do të shpallet fajtor, miliarderi mund të dënohet deri në 45 vjet burg.

Epstein është një ish-mik i Bill Clinton, princit Andrea dhe Donald Trump. Pikërisht gjatë një takimi elektoral të kreut të shtëpisë së bardhë në Kaliforninë e Veriut, një person mbante në dorë parullën ku shkruhej përdhunues fëmijësh.

Një referim ky për Epstein. Por Trump u përgjigj duke thënë se nuk kishte pasur ndonjëherë simpati për të./ABC News